-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptari i vrarë në Greqi, kushëriri i viktimës: Autori ishte mik, të gjithë e njihnim

Kryesoret

41-vjeçari Altin Arapaj u qëllua për vdekje me një plumb në fytyrë teksa ndodhej në një vresht në Rafina të Greqisë. Detaje të reja kanë dal në lidhje me vrasjen e shqiptarit, i cili u gjet i pajetë pas 18 orësh.

Pak para se të ndërronte jetë ai telefonoi gruan e tij dhe i tregoi emrin e autorit që e qëlloi. Autori i dyshuar u identifikua nga mediat greke dhe është Mikel Selimaj 46 vjeç nga Vlora, person me precedentë penalë për drogë. Ndërkohë po punohet për arrestimin e autorit.

Sipas mediave greke, kushëriri i viktimës tregoi se si e mësoi lajmin e vrasjes së Altin Arapajt.

“Çfarë mund të them tani, jam në një gjendje të mjerueshme. Fjalët e tij të fundit ishin se telefonoi gruan e tij dhe i tha: “Filani më goditi në kokë me armë dhe eja të më gjesh. Kushëriri im ishte në fushë në atë moment, aty ku e gjetën sot.

Pardje kur shkuam… natën që ai telefonoi, po shikonim vendin ku u gjet telefoni, por nuk kishim parë në anën e sipërme ku u gjet sot. Ai e kishte qëlluar në faqe me armë. Autori i krimit ishte mik me kushëririn tim, ne të gjithë e njihnim.

Ata ishin ndarë kohët e fundit. Nuk kishin përplasje mes tyre. Nuk e dimë pse ndodhi kjo, nuk mund ta imagjinonim”, tha kushëriri i viktimës.

EMRI/ Ekzekutimi i shqiptarit, policia greke identifikon vrasësin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit