Kandidatja e PD-së në Tiranë, Adriana Kalaja prej ditësh vijon sulmet ndaj Jorida Tabakut, më e votuara nga opozita në zgjedhjet e 11 Majit. I pyetur për këtë, Sali Berisha mbrojti Kalanë, por i kërkoi provat.
“Zonja Kalaja është një luftëtare e vendosur, e guximshme, e cila në këto 4 vite është përballur direkt me kryeministrin e Shqipërisë më shumë se kushdo tjetër. Por zonja Kalaja dhe cilido tjetër qoftë, në vlerësimin tim nuk ka të drejtë pa fakte të akuzojë ndonjë njeri.
E treta, Sali Berisha është shprehur për këtë se zonja Tabaku ka një nga fushatat më intesive, por nëse Edi Rama për hiret e Olta Xhaçkës, urdhëroi që asnjë kuti të mos hapet. Unë nuk e kam bërë kurrë këtë dhe cdo kandidat që ka dyshimet më të vogla që është bërë një padrejtësi, unë e ftoj të marrë të gjithë dokumentacionin dhe ta verifikojë.
Pavarësisht nga konsideratat personale që kam për njërin apo tjetrin, të mbroj parimet bazë dhe parimi bazë është që ai që ka dyshime, ti faktojë pa pasur asnjë pengesë në sigurimin e dokumentacionit” tha ai.