-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Zgjedhjet u damkosën si farsë

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në këto 34 vite në politike, eksperienca më e pasur e tij është ajo elektorale. Berisha u shpreh se janë 4 rezoluta në të cilat zgjedhjet damkosen si farsë.

Sipas Berishës, rezoluta thekson se Edi Rama për të marrë mandatin e katërt përdori terrorin politik, duke arrestuar dhe përndjekur tre kryetarë të opozitës.

“Kemi arritur ta denoncojmë me fakte të fuqishme të së djathtës ndërkombëtare dhe të qendrës së djathtë.Janë 4 rezoluta të tyre në të cilat zgjedhjet damkosen si farsë.

Më 30 prill, 80 parti të së djathtës votuan rezolutën në të cilën thuhet se Edi Rama shtyp demokracinë, se Edi Rama po blen vota me kanabis, se dha 100 e ca licenca, po blen vota me punësime, se ka krijuar sistemin e patronazhostëve që bjen në kundërshtim me parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve.

Pra, këto zgjedhje u damkosën si farsë. Rezoluta thekson se Edi Rama për të marrë mandatin e katërt përdori terrorin politik, duke arrestuar dhe përndjekur 3 kryetarë të opozitës”, u shpreh Berisha në Ora News.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit