Presidenti i Rusisë, Aleksandër Vuçiç u takua në Beograd me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko. Ata diskutuan për marrëveshjen për furnizimin me gaz.
“Bashkëpunimi ndërmjet Serbisë dhe Federatës Ruse, pavarësisht nga pengesat e shumta, do të vazhdojë në një trajektore rritëse”, njofton Vuçiç.
Ambasadori i Rusisë u takua edhe me ish kryeministrin Millosh Vuçeviç. Sipas raportimeve nga Beogradi, ata diskutuan për atë që e konsideruan “situatë alarmante në Kosovë”, duke pretenduar një terror të autoriteteve të Kosovës ndaj serbëve.
Ndërsa lideri i Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Millorad Dodik njofton se Rusia po i ndjek nga afër zhvillimet në Ballkan.