Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i rikthehet mesazheve të koduara që shfaqen në formën e një kërcënimi. Vuçiç pasi u takua me ambasadorin serb në Malin e Zi, Nebojsha Rodiç në rrjetin e tij social publikoi një mesazh.
“Dëgjova këshillat e mikut tim të vjetër, por gjithashtu vura në dukje zhvillimet e rëndësishme në politikën serbe në rajon”, shkroi Vuçiç në profilin e tij në Instagram.
Vuçiç në një intervistë për televizionin publik serb pretendoi se ndërkombëtarët po heshtin qëllimisht përballë asaj që e konsideroi një mbyllje të paligjshme të institucioneve të kontrolluara nga Beogradi në Kosovë.