Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkaktuar reagime të ashpra në qarqet e sigurisë kombëtare, pas emërimit të një 22-vjeçari pa përvojë në krye të njërit prej programeve më të ndjeshme të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) – Qendra për Parandalimin e Dhunës së Targetuar dhe Terrorizmit (CP3).
I diplomuar vetëm një vit më parë në Universitetin e Texasit në San Antonio, Thomas Fugate është vendosur në krye të një programi me buxhet prej mbi 18 milionë dollarësh, që ka për detyrë identifikimin dhe parandalimin e radikalizimit dhe sulmeve të brendshme terroriste në Shtetet e Bashkuara, shkruan theindependent.
Përpara këtij emërimi, Fugate ka punuar si kopshtar, ndihmës në market dhe pjesëtar në disa organizata konservatore, përfshirë Heritage Foundation, si dhe në fushatat politike të Trump. Ai nuk ka përvojë të mëparshme në sigurinë kombëtare apo çështjet e zbatimit të ligjit. Ekspertët e sigurisë kanë shprehur shqetësim të madh për këtë vendim.









