Kombëtarja pas barazimi me Serbinë udhëtoi për në Letoni për ndeshjen tjetër. Trajneri Silvinjo u shpreh optimist për grupin dhe mundësitë e zgjedhjes që nuk mungojnë.
“Ndeshja e dytë është më e vështirë. Nuk kemi vendosur për formacionin. Do të kemi një stërvitje të lehtë. Pa darkës mund të kemi një ide më të qartë. Kemi 24 lojtarë që mund të zgjedhim nga pozicione të ndryshme.
Kemi mundësi për të zgjedhur dhe do të vendosim nesër. Manaj? Ai është një lojtar që ka eksperiencë. E njoh që tek Interi. Ka shumë personalitet. Përgjegjësia është e imja për penalltitë. Jam unë ai që vendos se cili do të gjuajë penalltitë” tha ai.