Erjon Alibej jep detaje të reja në lidhje me veshjet që përdornin për vrasjet.
Sipas deklaratës së tij para GJKKO-së, theksoi se veshjet i merte ne Kosovë dhe më pas i merrte në Kukës.
“Kam pas dhe një mik në Kukës, Bujar Gërmizin, i thashë Nuredinit “ke nevojë për disa veshje si të OFL-së?” Më tha “po”, dhe nga Bujari mora disa veshje si të OFL-së, policisë dhe ia kam dhënë Nuredinit, jelekë dhe kambale, me mbishkrimin OFL. Janë bërë në Kosovë veshjet, unë i mora në Kukës,” tha Alibej.