Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se Evropës i duhet që të rrisë shpenzimet në mbrojtje. Rutte në një konferencë ka shprehur se për momentin janë të sigurt, por nuk dihet në tre ose pesë vitet e ardhshme.
“Jemi të sigurt për momentin. Mirëpo nuk do të jemi të sigurt në tre apo pesë vjetët e ardhshëm, prandaj duhet të shpenzojmë më shumë”, ka thënë Rutte.
Ai ka theksuar rëndësinë e rritjes së prodhimit të pajisjeve mbrojtëse në Evropë.
“Duhet të sigurohemi që Ukraina të jetë në pozicionin më të mirë të mundshëm…që t’i bëjë ballë agresionit të paprovokuar të Rusisë dhe të negociojë një marrëveshje të ardhshme të paqes, në mënyrë që Putini të mos e provojë përsëri pushtimin e Ukrainës”, ka thënë Rutte.