Presidenti amerikan, Donald Trump në një intervistë në CNN tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin Izraelin. Trump e quajti sulmin ndaj Iranit si të sukseshëm.
“Sigurisht që ne mbështesim Izraelin dhe e kemi mbështetur si askush më parë”, tha Trump në një telefonatë të shkurtër. “Irani duhet të më kishte dëgjuar kur thashë… nuk e di a e dini, por ju dhashë një paralajmërim 60-ditor dhe sot është dita e 61-të”, shtoi presidenti.
“Tani ata duhet të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të arrijnë një marrëveshje para se të jetë shumë vonë. Do të jetë shumë vonë për ta. Njerëzit me të cilët po negocioja kanë vdekur, ata të vijës së ashpër”, tha presidenti, pa specifikuar se për kë bëhej fjalë.
I pyetur nëse kanë vdekur për shkak të sulmit të Izraelit, Trump u përgjigj me sarkazëm: “Nuk vdiqën nga gripi, nuk vdiqën nga Covid-i”.