Irani kreu sulme ndaj “dhjetëra objektivave, qendrave ushtarake dhe bazave ajrore”, që i përkisnin Izraelit, sipas Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Sipas një zyrtari të lartë iranian, Izraeli “po përballet me një natë të errët përpara”.
Pas raportimeve nga disa media iraniane se një pilot izraelit është kapur, ushtria izraelite ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.
Një raport nga agjencia e lajmeve Tasnim e Iranit thotë se mbrojtja ajrore e vendit ka rrëzuar dy avionë luftarakë izraelitë dhe “piloti i njërit prej këtyre avionëve luftarakë, i cili është një grua, është kapur rob”.
Ndërsa kyeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se lufta e Izraelit nuk është kundër tyre, por kundër qeverisë iraniane.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se Irani “ka kaluar vijat e kuqe ” duke qëlluar raketa në qendrat e popullsisë civile, duke u zotuar se do të paguajë një “çmim shumë të rëndë” për veprimet e tij.
Ndërsa CNN raporton se 17 persona janë lënduar na sulmet ajrore të Iranit ndaj Izraelit. Ndërsa sipas spitaleve izraelite raportohen 40 të plagosur.









