Policia e Korçës ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Një 28-vjeçar me iniciale E.M., banues në Bilisht, u arrestua teksa u kap duke shitur doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit kanabis.
Gjithashtu u procedua A. B., 22 vjeç, banues në Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se kishte blerë një sasi kanabisi nga i arrestuari.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhjetëra doza kanabisi të ndara gati për shitje, një sasi kanabisi në formë boçe, dy peshore elektronike si dhe dy aparate celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.