Tregjet ndërkombëtare të naftës shënuan një rritje të ndjeshme të dielën, me çmimet që vijojnë trendin në rritje pas tensioneve të thelluara midis Izraelit dhe Iranit. Nafta amerikane u rrit me 1.2%, duke arritur në 73.85 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent u rrit me 1%, në 75 dollarë për fuçi.
Konflikti ka shtuar frikën për ndërprerje të furnizimeve globale, veçanërisht nga rajone strategjike si Ngushtica e Hormuzit. Sulmet e fundit raketore në Haifa, që përfshinë zona pranë rafinerive të naftës, kanë rritur ndjeshëm pasigurinë në tregjet energjetike, ndërsa analistët paralajmërojnë për ndikime të mëdha nëse kriza përshkallëzohet më tej.
/5pyetjet.al