Pas disa muajsh hetime intensive, Policia e Tiranës ndërmori operacionin “Blloku 33” kundër grupeve që shisnin kokainë dhe heroinë në lokalet e natës në zonën e Ish-Bllokut.
Gjatë operacionit u identifikuan 42 persona, prej të cilëve 25 u arrestuan: 24 me burg dhe 1 në arrest shtëpie.
Emrat dhe moshat e personave të arrestuar me burg janë: A.H., 31 vjeç; D.G., 46 vjeç; A.G., 41 vjeç; E.S., 23 vjeç; J.B., 43 vjeç; A.H., 22 vjeç; S.J., 23 vjeç; M.A., 35 vjeç; G.K., 24 vjeç; A.Sh., 36 vjeç; E.M., 29 vjeç; Xh.R., 30 vjeç; V.Q., 53 vjeç; M.Xh., 24 vjeç; A.Sh., 41 vjeç; L.D., 21 vjeç; J.R., 30 vjeç; E.Rr., 30 vjeç; K.S., 22 vjeç; B.D., 35 vjeç; K.T., 21 vjeç; S.D., 19 vjeç; A.D., 28 vjeç; L.K., 27 vjeç. Në arrest shtëpie është F.K., 30 vjeç.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 1.964 gramë kokainë, 450 gramë heroinë, dy pistoleta, 29 telefona celularë, 6 automjete, 4 peshore dhe shumë para.
8 persona të tjerë janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
Materialet i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.









