Tre vëllezër kanë kërcënuar me armë zjarri në rrugë një 30-vjeçar. Policia ka arrestuar dy prej vëllezërve Alfrec Meta 41 vjeç dhe Resmi Meta 46 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim tjetri Gentian Meta 45 vjeç.
Sipas hetimeve tre vëllezërit pas një konflikti për motive të dobëta kanë kanosur me armë zjarri 30-vjeçarin. Gjatë kontrollit në banesat e dy vëllezërve në Tufinë u gjetën dhe u sekuestruan 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.