Irani ka deklaruar se sulmi i ndërmarrë së fundmi kishte për qëllim objektivat amerikane dhe jo Katarin.
Në një deklaratë zyrtare, Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare të Iranit tha se sulmi “shkatërroi” bazën ajrore amerikane në Katar.
Ata shtuan se nuk përbënte asnjë rrezik për Katarin apo popullin e tij, sipas medias shtetërore iraniane.
Në deklaratë thuhej se “numri i raketave të përdorura ishte i njëjtë me numrin e bombave që SHBA kishte përdorur mbi tre objekte bërthamore iraniane”.
Irani theksoi gjithashtu se mbetet i përkushtuar ndaj marrëdhënieve të ngrohta dhe historike me Katarin. Ndërkohë qeveria e Katarit ka njoftuar pak çaste më parë se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë kapur dhe neutralizuar të gjitha raketat iraniane.