Kryeministri Edi Rama takoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Hagë. Në qendër të këtij samiti janë diskutimet për përforcimin e mbrojtjes kolektive, rritjen e shpenzimeve të përbashkëta dhe sfidat e sigurisë rajonale dhe globale.
“Hagë, Samiti i NATO-s – Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë” shkruan Rama.