-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA shtyn me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare për Ballkanin Perëndimor

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të zgjasin edhe për një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor, një masë që është në fuqi që prej vitit 2001. Vendimi është firmosur nga presidenti amerikan Donald Trump dhe ka hyrë në fuqi më 8 janar 2025.

Sipas Urdhrit Ekzekutiv 14140, gjendja e emergjencës vazhdon për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme ndaj stabilitetit në rajon, përfshirë përpjekjet për të minuar marrëveshjet pas konfliktit, aktet e dhunës ekstremiste dhe korrupsionin e përhapur që dëmton qeverisjen demokratike dhe integrimin në institucionet transatlantike.

Emergjenca u shpall fillimisht në vitin 2001 për të adresuar situatën në ish-Jugosllavi dhe më vonë u zgjerua për të përfshirë zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Bosnjë dhe Shqipëri.

Vendimi i fundit do të publikohet në Regjistrin Federal dhe i është transmetuar Kongresit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit