Ervis Çela, 41 vjeç, banues në Peqin, është kapur dhe arrestuar në Qeparo, Himarë. Ai ishte në kërkim pasi është dënuar me 21 vjet burg nga Gjykata e Italisë, një vendim që është njohur edhe nga Gjykata në Elbasan.
Nga dënimi i përgjithshëm, i mbetet të vuajë edhe 1 vit, 11 muaj e 16 ditë burgim.
Çela akuzohet për vepra shumë të rënda, si vrasje me paramendim në bashkëpunim, heqje të paligjshme të lirisë, fshehje ose asgjësim të kufomës, kanosje për të mos kallëzuar, mbajtje pa leje të armëve shpërthyese dhe municionit, si dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.
Materialet për këtë rast janë dorëzuar pranë Gjykatës së Elbasanit për procedurat e mëtejshme.