-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, përparësi strategjike e vendit tonë

Kryesoret

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (FFD4) së bashku me liderët e mbledhur në Sevilja të Spanjës. Begaj u ndal tek angazhimi i Shqipërisë në zgjerimi e mbrojtjes sociale dhe përmirësimet e shërbimeve cilësore të kujdesit shëndetësor dhe arsimor.

“Si një vend në zhvillim me orientim të qartë reformues, Shqipëria ka shënuar përparime të dukshme në nxitjen e rritjes gjithëpërfshirëse, forcimin e qeverisjes demokratike dhe rritjen e llogaridhënies. Investimet në arsim, shëndetësi, infrastrukturë digjitale dhe energji të rinovueshme janë kthyer në përparësinë tonë strategjike. Po zbatojmë reforma fiskale për të rritur transparencën dhe paanshmërinë në sistemin tatimor, si dhe po punojmë në mënyrë të intensifikuar për të siguruar që shpenzimet publike të jenë të orientuara drejt përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”, tha Begaj.

Ai theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është përparësia e tyre, si dhe synimi e objekti kryesor.

“Shqipëria njeh, gjithashtu, rolin thelbësor që ka bashkëpunimi rajonal në çlirimin e potencialit për financim të zhvillimit. Ne jemi aktivisht të angazhuar në nisma që forcojnë tregtinë rajonale, përmirësojnë infrastrukturën ndërkufitare dhe nxisin ndarjen e dijes ndërmjet vendeve fqinje. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një përparësi strategjike e vendit tonë”, tha presidenti Begaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit