Të paktën dy anije të Marinës Greke janë vendosur, sipas mediave në Athinë, në jug të Kretës në kuadër të zbatimit të masave të posaçme për të adresuar flukset migratore nga Libia.
Misioni kryesor i fregatave është të gjejnë varkat dhe anijet me të cilat kontrabandistët përpiqen të kalojnë detin duke transportuar qindra njerëz në Gavdos dhe Kretë.
Pasi zbulojnë lëvizjen, fregatat informojnë autoritetet kompetente portuale, të cilat marrin përsipër detyrën e menaxhimit të flukseve.
Zgjedhja e anijeve luftarake u bë për arsye praktike, pasi ato kanë sensorë dhe radarë që mund të zbulojnë anijet e kontrabandistëve në një distancë të madhe.