-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati në Shkup/ Cila ishte marrëveshja për regjistrimin e shqiptarëve?

Kryesoret

VLEN i ka reaguar kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili dje tha se regjistrimi i popullsisë është realizuar sipas marrëveshjeve. Nga VLEN thonë se “të thuash se regjistrimi ishte në kuadër të marrëveshjeve është jo vetëm pranim publik i përgjegjësisë, por edhe dëshmi tronditëse e pazareve që janë bërë mbi kurrizin e diasporës shqiptare”.

Nga VLEN thonë se kjo deklaratë nuk është sqarim, por skandal. “Prandaj, Ali Ahmeti duhet të përgjigjet qartë: Cila ishte ajo marrëveshje? Me kë e ke bërë? Në emër të kujt? A ishte kjo marrëveshje për të fshirë mërgatën shqiptare nga regjistrat zyrtarë?

Nëse po, atëherë duhet të thuhet hapur. Mërgata meriton përgjigje dhe përgjegjësia është e pashmangshme. VLEN do të vazhdojë të ngrejë zërin për të drejtën e çdo shqiptari, në vend dhe në diasporë”.

“Mërgata nuk është numër për t’u fshirë, por zemra që mban gjallë ekonominë dhe shpresën e këtij vendi. Ne e çmojmë çdo sakrificë të tyre dhe jemi të përkushtuar që asnjë mashtrim politik të mos i mohojë më kontributin”, thonë nga VLEN.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit