Ditën e djeshme një zjarr ka rënë në fushën e mbetjeve në landifillin e inceneratorit të Elbasanit.
Policia ka reaguar në lidhje me këtë dhe shpehet se kanë nisur hetim për përgjegjësin që shkaktoi zjarrin. Gjithashtu thonë se po punohet për shuarjen e flakëve dhe tymin që ka mbuluar vendin.
“Në lidhje me zjarrin e përhapur në vendgrumbullimin e mbetjeve, në Elbasan, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim përcaktimin e shkakut të zjarrit, sqarimin e rrethanave dhe individualizimin e përgjegjësive mbi këtë rast”, thuhet në njoftim.