-sidi education-spot_img
19.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli godet objektiva të Huthit në Jemen, përshkallëzohet tensioni në rajon

Kryesoret

Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj tre porteve dhe një termocentrali në zonat e Jemenit të kontrolluara nga rebelët Huthi, në kuadër të asaj që Ministri i Mbrojtjes, Izrael Katz, e quajti “Operacioni Flamuri i Zi”.

Sipas autoriteteve izraelite, objektivat përfshinin edhe anijen Galaxy Leader, e rrëmbyer nga Huthit në vitin 2023 dhe e përdorur për qëllime vëzhgimi detar.

Pas sulmeve ajrore, dy raketa u lëshuan nga Jemeni në drejtim të Izraelit, duke nxitur aktivizimin e sirenave në disa rajone. Ushtria izraelite njoftoi se raketat janë “nën shqyrtim” dhe nuk raportoi menjëherë për dëme apo viktima.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i Huthitëve, të mbështetur nga Irani, tha se mbrojtja ajrore lokale u aktivizua duke përdorur “një numër të madh raketash tokë-ajër të prodhuara në vend”. Mediat e Huthit raportuan për sulme në portin strategjik të Hudaydah, por nuk dhanë të dhëna për viktima apo dëme të saktësuara.

Katz paralajmëroi se sulmet nuk do të jenë të fundit, duke theksuar se “Huthitët do të vazhdojnë të paguajnë një çmim të lartë për veprimet e tyre”.

Ky zhvillim vjen në një moment të tensionuar në Lindjen e Mesme, mes rritjes së aktiviteteve raketore dhe ndërhyrjeve rajonale që kërcënojnë zgjerimin e konfliktit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit