-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt BE-së

Kryesoret

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me diskutimet në Parlamentin Evropian për raportin vjetor të Shqipërisë, i cili pritet të marrë miratimin me shumicë votash. Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi mbështetjen e fortë që Shqipëria ka marrë nga grupet kryesore politike të Parlamentit Evropian dhe Komisioni Evropian, duke theksuar se vendi ynë renditet në vend të parë në Ballkanin Perëndimor për progresin në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Faleminderit grupeve kryesore politike në PE dhe Komisionit Evropian për mbështetjen e qartë për anëtarësimin e Shqipërisë brenda kësaj dekade në BE. Raporti i këtij viti evidenton se Shqipëria është në krye të vendeve të rajonit në këtë proces,” shkruan Balla.

Ai gjithashtu bëri me dije se reforma zgjedhore do të trajtohet nga Kuvendi i ri, i cili do të fillojë punën më 10 shtator. Raporti, i përgatitur nga eurodeputeti austriak Andreas Schieder, përshkruan Shqipërinë si “favoritin kryesor” ndër kandidatët për anëtarësim në BE.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit