-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Steinmeier: Evropa është në luftë, Gjermania ka nevojë për rikthim të shërbimit ushtarak të detyrueshëm

Kryesoret

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, tha se “Evropa nuk ndodhet më përballë një kërcënimi për luftë, por është në mes të një lufte të vërtetë” për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Ai theksoi nevojën për “një ushtri më të madhe dhe më të përgatitur” dhe mbështeti rikthimin e detyrimit ushtarak në vend.

Steinmeier kritikoi gjithashtu SHBA-në për prishjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin, duke thënë se “ajo marrëveshje u prish nga qeveria Trump dhe që atëherë Irani ka avancuar me kapacitetet e veta bërthamore.” Për situatën në Rripin e Gazës, ai bëri thirrje për “presion diplomatik ndaj Izraelit” dhe nënvizoi përgjegjësinë që ka Berlini për shkak të marrëdhënieve të ngushta me Izraelin.

Duke folur për bashkëpunimin me NATO-n, Steinmeier shtoi se “nuk përgatitemi për të bërë luftë, por për ta parandaluar atë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit