Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi Brazilin, Kinën dhe Indinë se mund të përballen me sanksione të ashpra nëse vazhdojnë të tregtojnë me Rusinë.
Rutte në lidhje me vendosjen e armëve me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë tha se ende po diskutojnë.
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi dje dërgesa të reja armësh në Ukrainë. Gjithashtu Trump kërcënoi se do të vendoste tarifa dytësore prej 100% për blerësit e eksporteve ruse nëse një marrëveshje paqeje nuk nënshkruhet brenda 50 ditëve.