Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Qafë Thanë, ku janë përplasur dy makina. Sipas policisë makina me drejtues R.D., është përplasur me automjetin me drejtues Ç.H.
Si pasojë e përplasjes është lënduar lehtë shoferi Ç.H., dhe dy pasagjerët në makinën e tij. Ndërsa një 15-vjeçar po pasagjer në atë makinë është lënduar më shumë dhe po dërgohet me ambulancë në spitalin e Traumës për trajtim më të specializuar.
Ndërsa grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Aksident në aksin Prrenjas–Librazhd, 4 të plagosur nga e njëjta familjeje