Pasditen e sotme dy të rinj janë plagosur me armë zjarri në Sarandë. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur një armë zjarri pistoletë të futur në një çantë krahu. Dyshohet se arma i përket njërit nga të plagosurve.
Ndërsa policia e Sarandës së bashku me FNSH po kryejnë kontrolle në qytet. Gjithashtu në vendngjarje janë gjetur edhe 4 gëzhoja të shkrepura nga arma e autorit, të cilin ai e ka marrë me vete.
Ndërkohë në kërkim janë dy vëllezërit Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 42 vjec dhe Erjon Canaj, 35 vjec nga Saranda, persona me precedentë të rëndë penalë.
Detaje të reja nga plagosja me armë në Sarandë, dy të rinjtë në gjendje të rëndë