Në adresën zyrtare të Zyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur një kërcënim serioz me jetë nga një person i quajtur Betim Ibrahimi.
Mesazhi përmban fjalë fyese dhe gjuhë përçmuese, si dhe thirrje për hakmarrje ndaj familjes së presidentes, lidhur me pretendime për “tradhti”, ndryshimin e flamurit dhe përdorimin e dy gjuhëve në komunikimin zyrtar.
Në emailin e dërguar në orën 00:15 të 16 korrikut, autori shkruan:
“Edhe familja jote. Për tradhti. Për ndërrimin e flamurit tonë… A janë shenjat në Serbi në të dyja gjuhët, shqip dhe serbisht?”
Autoritetet kanë marrë masa dhe po hetojnë për këtë kërcënim.