Një zjarr ka përfshirë kodrat e fshatit Borsh në Sarandë një ditë më parë, duke shkaktuar shqetësim në zonë. Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës, flakët u neutralizuan pa shkaktuar dëme të mëdha.
Policia ka ndaluar një person të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme. Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se i ndaluari është identifikuar si Madrit Kosta, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ndaj tij po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave të zjarrvënies.