Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja makabër në fshatin Frashër të Fierit, ku vajza vrau babanë me tel.
Ngjarja dyshohet se është planifikuar sepse para disa ditësh. 26-vjeçarja dhe nëna e kishin çuar 56-vjeçarin Anesti Rama në spital për vizitë te kardiologu në mënyrë që të justifikonin vdekjen.
26-vjeçarja Emanilda Rama ka deklaruar në polici se babai ka rënë në tualet dhe vdiq. Ajo së bashku me nënën e saj e kanë larë dhe kanë veshur trupin e pajetë. Ndërkohë policia sapo ka arritur në vendngjarja ka parë mavijosje në qafe nga ku kanë lindur dyshimet se vdekja nuk ishte natyrale.