-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çlirim Dogani u arrestua për vrasjen e 56-vjeçarit në Fier, banorët e fshatit: Djalë punëtor, pa probleme

Kryesoret

55-vjeçari Çlirim Dogani u arrestua pasi akuzohet si bashkëpuntori i Emalinda Ramës në vrasjen e babit të saj. Dogani ishte i martuar me dy fëmijë dhe prej viteshh punonte si shofer i linjës urbane Fier dhe fshatra të zonës Sukë e Strumë. Ai në polici ka mohuar se ka marrë pjesë në ngjarje.

Vajza e xhaxhait të Çlirimit, Manushe Dogani thotë se nuk mendon që ai ka pjesë në këtë ngjarje.

“Çlirimin e njoh shumë mirë, është familjar, ka dy fëmijë. Vajzën e ka të martuar, djalin e ka pamartuar. Me bujqësi janë marrë ata. Për ngjarjen nuk jam në brendësi. Por nuk ma merr mendja kurrë që Çlirimi ta bëjë këtë gjë”, u shpreh Manushe Dogani.

Ndërsa banori Fatmir Çalamani tha se e njihnin në fshat si njeri të mirë, punëtor e familjar.

“Është djalë i pastër, shumë punëtor dhe nuk ka pasur asnjë problem. Ai ka qenë shofer autobusi, është shumë i saktë, pa probleme. Nuk ma merr mendja që të përfshihet në këto”, u shpreh Fatmir Çalamani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit