Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në barin e një hoteli në zonën e Skelës ku është dhunuar një kamarier nga ana e një efektivi policie jashtë detyrës dhe një personi me një të kaluar të theksuar kriminale.
Siç duket dhe nga pamjet, dy personat i janë afruar kamarierit duke i kërkuar llogari se pse kishte çuar në tavolinë një shishe ujë më tepër se sa kishin kërkuar ndërkohë që siç duket dhe në pamje, ka qënë efektivi i policisë Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit të Vlorës ai që e ka prekur të riun ndërsa më pas i sulet një tjetër person që ishte në tavolinë me të duke e goditur disa herë.
I riu, sapo kishte mbushur 18 vjeç, tregoi se konflikti nisi për një shishe uji, ndërsa ai thjesht po kryente detyrën.
“Erdhën dy zotërinj u ulën në tavolinë, porosinë e mori dikush tjetër dhe thjeshtë më thanë çfarë duhet të çoja, porosia ishte një shishe ujë e madhe një e vogël dhe një makiato.
Më tha hiqe ujin dhe i thash ok, vetëm mos sha e ofendo, sepse edhe ai tjetri pa dashje e ka bërë. Vijnë të dy burrat nga 40 vjeç e sipër më ndoqën deri në banak. I thash të lutem mos kap me dorë. Ishte edhe menaxheri.
Më goditi një herë me shpullë dhe dy herë me grushte. Për një bidon ujë godet tjetri, në fytyrë dhe qafë. Më hodhi edhe syzet mirë që nuk mi theu. Sapo i kam mbushur 18-vjeç, tha ai.
Ish-shef i qarkullimit në Vlorë dhunon kamerierin për një shishe ujë