Në Kalasë të Delvinës situata paraqitet serioze për shkak të zjarrit që po përhapet nga era e fortë pranë zonave të banuara.
Forcat zjarrfikëse të Delvinës dhe Sarandës, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura dhe Emergjencat Civile, po zhvillojnë një aksion intensiv për izolimin e flakëve.
Në ndihmë të punës nga toka ka ardhur edhe helikopteri Black Hawk, i cili ka nisur hedhjen e ujit nga ajri për të ndalur përhapjen e zjarrit.
Në vendngjarje ndodhet edhe Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili po monitoron nga afër situatën dhe përpjekjet për të mbrojtur banorët dhe pronat.
Autoritetet apelojnë qytetarët për kujdes dhe bashkëpunim për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm.