Zjarrfikësit e Gjirokastrës vazhdojnë përpjekjet për izolimin e disa vatrave zjarri në zona të thepisura dhe të paarritshme, si në fshatin Zhulat dhe malin e Fushë-Bardhë.
Ndërhyrja nga toka është e pamundur në disa vende, ndaj kërkohet ndihma e helikopterëve për shuarjen e plotë.
Forcat janë në gatishmëri për çdo përkeqësim të situatës, ndërsa autoritetet apelojnë për kujdes maksimal nga banorët në zonat rurale.