Ditën e sotme radhë të gjata kilometrike kamionësh të tonazhit të rëndë janë regjistruar në pikën kufitare të Vërmicës, në kufirin ndërmjet Shqipëisë dhe Kosovës.
Mjetet e rënda,të ngarkuara me mallra, janë të parkuara në dy kolona të gjata, duke pritur për të hyrë në territorin e Kosovës.
Radhët kilomterike nisin nga fshati Bardhoc dhe shtrihen deri në hyrje të doganës së Vërmicës.
Shkak është masa e ndalimit të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë, e cila ka qenë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:00 çdo ditë, sipas vendimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës.