Mbrëmjen e së shtunës në zonën e Skelës në Vlorë, në ambientet e një hoteli të njohur, një kamarier është sulmuar brutalisht gjatë orarit të punës.
Oficeri i policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit së bashku me një mikun e tij kanë dhunuar kamariaerin 18-vjeçar.
Kjo për shkak se kamarieri kishte çuar në tavolinë një shishe uji më shumë se porosia.
Sipas kamarierit, debati ka nisur që në tavolinë, ku Isufi dhe Bimo kanë pretenduar se kamerieri u ka dërguar një shishe ujë tepër. Aty ata kanë nisur ta ofendojnë më pas e kanë ndjekur nga tavolina deri në banak ku ushtuan edhe dhunën.