Bruno Dita, mesfushori i Dinamos, foli para ndeshjes së Conference League ndaj Atletic Descaldes.
Ai pranoi se i ishte vështirë të ndiqte ndeshjen e parë nga stoli, pasi çdo futbollist synon të luajë në Europë.
Megjithatë, ai vlerësoi kundërshtarin si një ekip të fortë, por theksoi se Dinamo është më i mirë dhe nuk ndjehet nën presion, pasi ka fituar ndeshjen e parë.
Dita u shpreh optimist për kualifikimin dhe bëri thirrje për mbështetjen e tifozëve në stadium.