Një 27-vjeçar, i identifikuar si Juglen Abazi, është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut, Tiranë.
Ai është vetëparaqitur në spital rreth orës 19:10 dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të incidentit.








