Një vatër zjarri është raportuar në malin e Skërficës, në territorin e Bashkisë Delvinë, me rrezik përhapjeje drejt Gjirokastrës.
Zjarri mbetet aktiv dhe, për shkak të erës dhe terrenit të vështirë malor, rrezikon pyllin e mbrojtur të Pikësit.
Zjarrfikësit e Delvinës kanë nisur ndërhyrjen, ndërsa MZSH Gjirokastër do të angazhojë nesër 10 efektivë për përpjekjet në terren.
Autoritetet kërkojnë ndërhyrje emergjente nga ajri për të parandaluar përhapjen e flakëve në zonën e mbrojtur.