-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Edi Rama: Drafti i Kodit Penal është për diskutim, jo për kufizim të lirisë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas debatit që u ngrit në lidhje me draftin e ri të Kodit Penal, duke theksuar se qëllimi i këtij dokumenti është mbledhja e opinionit publik në mënyrë transparente dhe demokratike.

Rama nënvizoi se problemi kryesor nuk është kufizimi i lirisë në Shqipëri, por përdorimi i saj nga disa për të krijuar konflikte dhe zhurmë pa arsye.

Ai u shpreh se drafti është përgatitur nga ekspertë të respektuar dhe nuk synon të mbyllë gojën e mediave apo forcave politike.

Kreu i qeverisë i bëri thirrje kritikëve të mos e ekzagjerojnë situatën dhe të kuptojnë se ky draft është pjesë e procesit të dialogut publik.

Drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij”, thekson Kryeministri.

“Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell, ndërkohë që drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij.

Hëpërhë problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i kodit të ri jo e jo, po masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj”, shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit