-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alarm në Kinë/ Mbi 7 mijë raste të infektuar me virusin Chikungunya që nga korriku

Kryesoret

Në Kinën jugore është shpallur alarm shëndetësor pas shpërthimit të virusit Chikungunya. Mbi 7000 raste janë konfirmuar vetëm në provincën Guangdong që nga muaji korrik.

Qyteti Foshan, një nga më të prekurit ka urdhëruar që pacientët me chikungunya të qëndrojnë në spital, ku përdoren rrjeta kundër mushkonjave mbi shtretër. Ndërsa lirimi i tyre bëhet vetëm pas një testi negativ ose pas një jave hospitalizimi.

Virusi Chikungunya transmetohet përmes pickimit të një mushkonje të infektuar dhe nuk përhapet nga personi në person.

Simptomat zakonisht shfaqen brenda 3-7 ditësh nga infektimi dhe përfshijnë: ethe të larta, dhimbje të forta të kyçeve (që mund të zgjasin me muaj apo vite)
skuqje, dhimbje koke dhe muskujsh, si dhe enjtje të kyçeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit