-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takim në Kremlin mes të dërguarit të SHBA-së dhe presidentit Putin

Kryesoret

Një takim i rëndësishëm po zhvillohet në Kremlin midis të dërguarit të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, njoftojnë mediat ruse. Witkoff mbërriti në Moskë të mërkurën, ndërsa afati i fundit i presidentit amerikan Donald Trump për arritjen e një armëpushimi në Ukrainë po afron.

Trump ka paralajmëruar se Rusia mund të përballet me sanksione të rënda, përfshirë sanksionet dytësore ndaj atyre që vazhdojnë të tregtojnë me Moskën, nëse nuk ndërmerr hapa për t’i dhënë fund “luftës së tmerrshme” me Ukrainën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia do të kërkojë paqe vetëm në momentin që do të mbarojë burimet financiare, duke mirëpritur po ashtu kërcënimet për sanksione më të ashpra nga SHBA ndaj vendeve që blejnë naftë ruse.

Pritjet për një zgjidhje deri në fund të kësaj jave janë të ulëta, ndërsa sulmet ajrore ruse ndaj Ukrainës vazhdojnë me intensitet.

Tre raunde bisedimesh mes Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll nuk kanë arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës, ndërsa kërkesat politike dhe ushtarake të Rusisë mbeten të papranueshme për Kievin dhe aleatët perëndimorë. Kremlini gjithashtu ka refuzuar vazhdimisht takimin e propozuar midis Zelensky dhe Putin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit