Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar një plan për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, si pjesë e një strategjie për t’i dhënë fund luftës.
Plani përfshin pesë pika kryesore: çarmatimi i Hamasit, kthimi i pengjeve, demilitarizimi i Gazës, kontrolli i sigurisë nga Izraeli dhe krijimi i një qeverie civile që nuk përfshin Hamasin apo Autoritetin Palestinez.
Sipas zyrës së Netanyahu-t, ndihma humanitare për civilët do të vazhdojë, ndërsa operacioni mund të jetë hapi i parë drejt një pushtimi më të gjerë në enklavë.









