Kina po përballet me përmbytje masive si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë goditur disa rajone të vendit. Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 33 të tjerë raportohen të zhdukur në Qarkun Yuzhong të provincës Gansu në Kinën veriperëndimore.
Shërbimet e energjisë dhe të telekomunikacionit janë ndërprerë në zonën e malit Xinglong, duke izoluar mbi 4,000 banorë në katër fshatra.
Sipas autoriteteve lokale të Lanzhou-t, reshjet maksimale të shiut në zonë arritën deri në 195 milimetra deri në mëngjesin e së premtes.
Ndërsa presidenti kinez Xi Jinping ka kërkuar përpjekje të gjithanshme për shpëtim dhe parandalim të mëtejshëm të përmbytjeve.









