Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet përmes votimit të hapur, duke shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e zhvilluara në periudhën 27 qershor – 6 korrik 2025.
Në aktgjykimin e shpallur më 8 gusht, Kushtetuesja konstatoi se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk ka respektuar vendimin e mëparshëm të saj të datës 26 qershor, duke vepruar në kundërshtim me Kushtetutën.
Gjykata ka urdhëruar që seanca konstituive të rifillojë nga pika e tretë e rendit të ditës, e miratuar më 8 prill. Grupi më i madh parlamentar duhet të propozojë kandidatin për Kryetar Kuvendi, i cili do të zgjidhet përmes një procesi të votimit të hapur, që mund të përsëritet deri në tre herë për të njëjtin emër.









