Prokuroria e Posaçme goditi grupin kriminal të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, ku lëshoi 16 urdhër-arreste, si dhe sekuestroi 17 ton kokainë.
SPAK ka shpallur në kërkim dhe ka lëshuar masën “arrest me burg” për Julian Balla, i cili rezulton të jetë pronar i dy pasurive luksoze të sekuestruara nga autoritetet.
Balla është pronar i resortit “Ajman Park” në Xhafzotaj, Durrës kompleks turistik ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare, si dhe i vilës “ELYSIAN” në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë, me sipërfaqe rreth 378.2 m² dhe vlerë tregu rreth 1 milion euro.
Gjithashtu ai rezulton se mban edhe postin e presidentit të klubit të futbollit “Erzeni”.
EMRAT/ SPAK sekuestron 17 tonë kokainë dhe lëshon16 urdhër-arreste









