Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po konsiderojnë përdorimin e një modeli të ngjashëm me atë të Bregut Perëndimor, ku Izraeli ka kontroll ushtarak dhe ekonomik mbi territoret palestineze, si një opsion për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.
Në këtë skenar, Rusia do të ruajë kontrollin në rajonet e pushtuara ukrainase, ndërsa kufijtë e Ukrainës do të mbeten formalë.
Ky propozim është diskutuar kohët e fundit në bisedime ndërmjet përfaqësuesve të dy vendeve, megjithëse presidenti ukrainas Zelensky ka refuzuar çdo ide për ndarjen e territorit.
Megjithatë, disa negociatorë e shohin këtë si një mënyrë për të ndalur përshkallëzimin e luftës dhe për të arritur një armëpushim.
Situata në Ukrainë po krahasohet me atë të Bregut Perëndimor, ku Izraeli ka mbajtur nën kontroll zona të pushtuara që nga viti 1967, pavarësisht se ato vazhdojnë të jenë pjesë e formale e territorit palestinez.
Ky model ka ngjallur shumë debate dhe kritika ndërkombëtare.
Përfaqësues amerikanë e shohin këtë qasje si një njohje të realitetit në terren, me fokus kryesor ndalimin e dhunës dhe gjakderdhjes, duke pranuar se zgjidhje tjetër afatshkurtër është e vështirë për t’u arritur.









