-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Papa Leo XIV: Ka shpresë, por duhet ende shumë punë për paqen

Kryesoret

Gjatë një takimi të pazakontë me besimtarët në Castel Gandolfo, Papa Leo XIV u shpreh se ka arsye për shpresë në lidhje me zhvillimet aktuale në botë, por paralajmëroi se “rruga drejt paqes mbetet e gjatë dhe kërkon përkushtim.” I mbledhur para Palazzo Barberini, Ati i Shenjtë u takua me besimtarët dhe zhvilloi edhe disa biseda të shkurtra me gazetarët.

“Ka shpresë, por ne ende duhet të punojmë shumë, të lutemi shumë dhe të kërkojmë me të vërtetë rrugën drejt paqes,” deklaroi Papa, duke lënë të kuptohet se ka kontakte të vazhdueshme me disa liderë botërorë, ndonëse nuk përmendi emra konkretë.

Papa Leo XIV kaloi disa ditë pushimi në Castel Gandolfo dhe pritet të rikthehet nesër në Vatikan, ku do të mbajë audiencën e tij të rregullt të përgjithshme.

Ai theksoi se angazhimi shpirtëror dhe diplomatik do të vijojë në përpjekje për të nxitur dialogun dhe paqen në zona konflikti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit